Partitë në veri bëhen bashkë, Sadiku: Do të arrijmë të mobilizohemi sa Lista Serbe

12 gusht 2021 | 19:56

Bartësi i listës së koalicionit të partive politike në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, e vlerëson si lajm të mirë arritjen e kësaj marrëveshje.

Sadiku tha se pas një pune intensive pesë-gjashtë mujore u bë i mundur arritja e këtij koalicioni.

“Pas një pune intensive diku pesë-gjashtë mujore kemi arritur një marrëveshje që të garojmë të gjithë së bashku. Pos komunitetit shqiptarë dhe boshnjakë kemi edhe komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian – por kemi menduar që t’i kemi edhe dy vende të rezervuara për komunitetin serb”, tha ai për Klan Kosova.

“Ideja e këtij koalicioni është që definitivisht të jemi të bashkuar për qytetarin e Mitrovicës dhe t’ju japim një ofertë që të ndryshojnë gjërat pozitivisht për ta dhe qytetin e Mitrovicës së Veriut”, u shpreh Sadiku.

Sadiku mes tjerash tha se teksa janë bërë bashkë të gjitha partitë politike synojnë që të mobilizohen sa Lista Serbe.

“Lista Serbe është vetëm një subjekt dhe i ka të përmbledhur të gjithë votuesit serbë dhe kjo është një luftë që duhet që të arrijmë të mobilizohemi ashtu”, tha Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të…