Partizani e përfundon me fitore

26 mars 2024 | 20:07

Partizani ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit të Vlorës me rezultat 63:55 (16:10, 18:9, 13:19, 16:17), në xhiron e dhjetë të Liga Unike Femrat.

Vendaset ishin më të mira në pjesën e parë, duke e fituar këtë pjesë 34:19, ndërsa pjesa e dytë ishte më e barabartë, por mjaftoi që Partizani të shënojë fitore.

Emma Fee kishte 20 pikë e dhjetë kërcime te vendaset, kurse Asia Lanae Henderson kishte 30 pikë e tetë kërcime te mysafiret.

Të dy skuadrat përfunduan garat e rregullta me dy fitore e tetë humbje, duke mbetur jashtë “Play-off”-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një sfidë dramatike, Prishtina ka shënuar fitore ndaj Tiranës…