Partizani përmbys Kastriotin, barazim në Kukësi-Tirana

17 prill 2021 | 17:40

Partizani-Kastrioti dhe Kukësi-Tirana janë dy ndeshjet e para të javës së 28-të të Superiores. Të dyja përballjet kanë nisur prej orës 16:00 dhe prej gati një ore janë mësuar edhe rreshtimet e këtyre skuadrave.

Trajneri Ilir Daja nuk ka bërë asnjë ndryshim te Partizani i tij, kurse Kastrioti në sulm luan me Dacin, për shkak se Devid vijon të jetë i dëmtuar. Në mesfushë në vend të Nurit është përzgjedhur Shkalla, kurse Zhivanaj aktivizohet në prapavijë.

Kukësi ka rikthyer Limajn në formacion, ndërsa në mbrojtje aktivizohet Lulaj në vend të Kurdic të pezulluar. Eze në sulm mbështetet nga Gashi dhe kapiteni Ibraimi, kurse Tirana kundërpërgjigjet me Cale, Seferi e Torassa. Pjesa tjetër e formacioni është e zakonshmja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se do të…