Pas 10 viteve Lorik Cana prezanton “ish-të dashurën” 

23 prill 2021 | 11:44

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, gjatë mbrëmjes së djeshme ka postuar në llogarinë e tij privatë një fotografi, ku ka prezantuar “ish-të dashurën” pas 10 viteve.

Në postimin e tij, Cana shprehet se e kishte parë ish-in pas 10-vitesh dhe se aty kishte kuptuar se e kishte marrë malli për të.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi Loriku në postimin e tij.

Pas këtij shkrimi, ai vendosi të prezantonte ish-të dashurën në rrjetin social “Instagram”, dhe ishte makina e tij e vjetër e tipit “Porsche GT2”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…