Pas 24 vjetësh nga rasti “PANDA”, ish-i burgosuri i pafajshëm kërcënohet nga kushërira e të vrarit serb

09 prill 2022 | 22:31

Ish i burgosuri i pafajshëm në rastin “Panda”, Agron Kollçaku i ftuar në emisionin n’Demos ka treguar ekskluzivisht se brenda dy muajve të fundit është kërcënuar nga Boba Pantoviç.

Sipas tij, Boba Pantoviç është kushërira e njërit nga të rinjtë e vrarë në rastin “Panda”.

“Mua vetëm kanë filluar kërcënimet me më ardhë. Këtë kërcënim e kam para një muaji, një muaj e gjysmë. Kam dashur ta paraqes rastin në Polici. Por jam duke e pritë ende, nëse më kërcënon. Ky është kërcënim nga Boba Pantovic, poget një kusherirë e të vrarëve, fëmijëve…”, ka treguar Kollçaku.

Ai në emisionin n’Demos publikoi mesazhin kërcënues që ajo ia dërgoi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku shkruhej se gjithkujt do t’i vie koha dhe se do të shihen.

“Shoku im, gjithkujt i vie koha… por, shihemi”, ka shkruar ajo. —Unë mandej ia ktheva: Shoqe, nuk po të kuptoj. Çfarë kohe ka me ardhë? Nuk po të njohë. Nëse ke diçka me mua, urdhëro. Nuk më është përgjigjë më, nuk e di përse…”, tha ai.

Kujtojmë se Kollçaku është njëri nga ish të burgosurit e një prej inskenimeve më të trishta serbe, vrasja e 6 të rinjve serbë e malazezë siç njihet tashmë rasti “Panda” në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë është përplasur me mjetin ushtarak në kryqëzimin Mansurlu…