Pas 32 vjetësh, ‘Air France’ niset nga Tirana, fluturime dy herë në javë

09 korrik 2022 | 16:55

Një nga kompanitë më të mëdha evropiane “Air France” ka nisur fluturimet nga Shqipëria.

Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës 32 vjet pas fluturimit të fundit nga Rinasi.

“Është një hap i rëndësishëm sepse diaspora shqiptare përdor vende si Mynihu, tashmë do i shtohet edhe Parisi”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Zëvendëspresidenti i “Air France”, Oltion Çarkaxhija, njoftoi se si fillim do ketë dy fluturime në javë, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

“Air France” kryen fluturime në mbi 300 destinacione. Për t’u përgjigjur kërkesave të kompanive evropiane ka nisur edhe zgjerimi i terminalit të aeroportit.

Sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në fund të muajit korrik pritet të përfundojnë edhe punimet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Harvardit do të ofrojë mësimin e gjuhës shqipe…