Pas Abbottit, edhe ambasadori italian në Kosovë viziton Prekazin

11 nëntor 2020 | 17:35

Nicola Orlando, ambasador italian në Kosovë, ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë përkujtimi të intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë.

“Iu bashkëngjita Nicholas Abbott sot, e vizitova kompleksin memorial të Jasharëve në Prekaz, për të rikujtuar intervenimin humanitar, që çoi deri tek pavarësia. Italia ishte në anën e kosovarëve më 1999’ën. Ne vazhdojmë ta përkrahim pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj që të jetojnë në një shtet demokratik”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në minutën e 65-të, Kombëtarja e Shqipërisë e ka shtuar…