Pas armatosjes së Serbisë me sistem raketor rus, deklarohet NATO-ja

24 shkurt 2020 | 16:31

NATO-ja është deklaruar pasi shteti serb është pajisur me sistem rus të mbrojtjes ajrore “Pantsir S1”.

Kjo organizatë ka thënë për “Radio Evropa e Lirë” se Serbia është e lirë që të përcaktohet për marrëveshjet politike dhe të sigurisë.

“Serbia ka të drejtë të zgjedh lirisht marrëveshjet e saj politike dhe të sigurisë. NATO dhe Serbia janë partnerë të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit tonë me Serbinë, me respekt të plotë për politikën e saj të neutralitetit” , është thënë në një përgjigje të NATO-s në lidhje me shpërndarjen e sistemit raketor antiajror “Panzerir S1”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar të dielën një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, ka konfirmuar se fillimisht vendi do të pajiset me dy nga gjashtë sistemet e premtuara.

Vuçiqi ka lënë të kuptohet se këto sisteme janë blerë pas sugjerimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Blijeni ‘Pantsirin’, është dëshmuar shumë efektiv në Siri”, ka cituar Vuçiqi presidentin rus në atë që e kishte thënë në takimet e fundit.

Këto sisteme mund të përdoren kundër raketave, aeroplanëve dhe dronëve.

Dërgimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore ka ardhur vetëm një javë pas vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Agim…