
Pas arrestimit të fajdexhinjve, Sveçla: Fajden e haraçin do ta zhdukim
17 shtator 2021
| 22:39
Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri rajone, ka arrestuar tetë persona nën dyshimin e bazuar të kryerjes së veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se “për tre ditë në lokacione të ndryshme janë arrestuar dhjetë persona që merreshin me fajde”.
“Për tre ditë në lokacione të ndryshme janë arrestuar dhjetë persona që merreshin me fajde. Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur. Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkruar ministri Sveçla.