Pas arrestimit të mikut të Putinit për tradhti në Ukrainë – bashkëshortja e pro-rusit e lut Zelenskyn t’ia lirojë burrin

16 prill 2022 | 01:14

Gruaja e njërit prej aleatëve kryesor të Vladimir Putinit në Ukrainë i është lutur personalisht presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që ta lirojë atë nga arrestimi – duke pretenduar të premten se ai është rrahur dhe “persekutuar për arsye politike”.

Oksana Marchenko – një ish-yll televiziv që drejtoi “X-Factor Ukraine” – për herë të parë bëri një apel të drejtpërdrejtë, një ditë pasi bashkëshorti i saj, shoku i vjetër i Putinit, Viktor Medvedchuk u arrestua për tradhti në Kiev.

“President Zelensky, ju kërkoj të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e menjëhershëm të bashkëshortit tim”, tha ajo.

“Nuk ka dyshim se burri im po persekutohet për arsye politike, në kundërshtim me ligjet e Ukrainës dhe ligjin ndërkombëtar”, këmbënguli ajo për oligarkun 67-vjeçar dhe ish-udhëheqës e një partie opozitare pro-ruse, raporton nypost.

Të premten, ajo bëri thirrje të reja gjatë një konference për shtyp në Moskë, duke këmbëngulur se burri i saj ishte një “i burgosur politik”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se burri im u rrah disa orë pas arrestimit të tij”, tha Marchenko në konferencën për shtyp, pa ofruar prova.


Medvedchuk – i listuar nga Forbes si personi i 12-të më i pasur i Ukrainës me pasuri prej rreth 620 milionë dollarësh – u vu arrestuar për “tradhti të lartë”.

SHBA-ja në muajin janar akuzoi gjithashtu Medvedchuk për përfshirje në përpjekjet e shërbimeve të inteligjencës ruse për të përgatitur politikanë ukrainas që të marrin kontrollin e vendit me mbështetjen e forcave ruse.

Ai nuk e ka fshehur afërsinë me presidentin rus Vladimir Putin, madje duke u mburrur sesi i pari i shtetit të Rusisë është kumbari i vajzës së tij më të vogël, Daryna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur e popullit, Shkurte Fejza, ka qenë e…