Pas atyre me postë, KQZ-ja drejt përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe nevoja të veçanta – këto janë rezultatet e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave të mbetura nga zgjedhjet e fundit, ndërsa procesi është në fazën përfundimtare.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri më tani janë numëruar 86.54 për qind e votave me kusht. Nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.77 për qind, përkatësisht 2 726 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 18.64 për qind ose 1 188 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 13.04 për qind, apo 831 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 9.23 për qind të votave me kusht, që përkthehet në 588 vota.
Ndërkohë, procesi i numërimit po vazhdon edhe për votat e personave me nevoja të veçanta, ku deri tani janë numëruar 70.27 për qind e tyre.
Edhe në këtë kategori prin Lëvizja Vetëvendosje me 28.67 për qind ose 283 vota. Pas saj renditet Lista Serbe me 20.67 për qind, përkatësisht 204 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 20.26 për qind ose 200 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 11.04 për qind ose 109 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 8.81 për qind ose 87 vota.
KQZ-ja pritet të përmbyllë së shpejti procesin e numërimit, duke hapur rrugën për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.





