Pas binjakëve të parë, George Clooney dhe gruaja e tij presin sërish binjakë

30 korrik 2021 | 11:30

Katër vjet pas lindjes së binjakëve thuhet se avokatja për të drejtat e njeriut është sërish shtatzënë.

Sipas Daily Mail Amal ka kaluar tre mujorin e parë të shtazënisë dhe do të bëhen sërish me binjakë.

Burimet janë shprehur se çifti kanë organizuar një dasmë pranë vilës së tyre në Itali më 4 korrik për të ndarë lajmin e madh. “George ishte entuziast dhe mezi priste t’u tregonte të gjithëve.“, tha një burim.

Një tjetër burim për revistën “OK!” është shprehur: “Gumëzhia është se ata do të bëhen përsëri me binjakë. Amal thuhet se ka kaluar tremujorin e saj të parë dhe tashmë ka filluar të shfaqet, kështu që shumë shpejt do ta dinë të gjithë.”

Aktori hollivudian 60 vjeç dhe aktorja 43 vjeçe u martuan në vitin 2014 në një ceremoni madhështore në Venecia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Abdullahu Albin Kurti po bëhet kosovacentrist. Ai po bëhet…