Pas bllokimit 48 orësh, hapen sot pikat kufitare me Greqinë

04 prill 2024 | 11:20

Pas bllokimit 48 orësh, sot hapen të gjitha pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Konkretisht bëhet fjalë për 4 pikat kufitare Kakavijë, Kapshticë, Tre Urat e Qafë-Botë.

Nga sot, mjetet e vogla, autobusët, taksitë apo kamionët e mallrave nuk do të përballen me ansjë pengesë në kufi dhe do të nisë qarkullimi normal i automjeteve.

Për shkak se grevës së doganierëve grekë, në 4 pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Greqinë u ‘paralizua’ qarkullimi i mjeteve. Doganierët protestuan për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…