 
                    Pas Burojës, ish-presidenti arrin në EULEX, qytetarët e presin duke thirrur “Thaçi, Thaçi”
                21 mars 2025
                |  15:53
            
        Ish-presidenti Hashim Thaçi pas qëndrimit në Burojë të Skenderajt, me përcjellje të EULEX-it është sjellë në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit.
Disa qytetarë të pranishëm aty e kanë pritur duke e thirru me emër “Thaçi, Thaçi”.
Paraprakisht, Thaçi ka vizituar varrin e babait të tij në Burojë dhe ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë në shtëpi.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        