Pas buzëve, Ana bën një tjetër operacion dhe e tregon publikisht

08 mars 2021 | 11:58

Ana Kauri, bukuroshja  nga Berati e cila u bë e famshme në emisionin më të përfolur Për’puthen nga i cili u largua një javë më parë, ka bërë një tjetër ndërhyrje estetike pas buzëve.

Përmes një postimi në Instastory në rrjetin social instagram, Ana ka treguar se ka bërë operacion hundën.

Ana përmes opsionit “Ask me a quastion” , ka treguar se e ka bërë ndërhyrjen dy ditë më parë dhe se nuk ka pasur shumë dhimbje.

“Nuk kam as 2 ditë që e kam bërë, por dhimbje nuk kam pasur fare vetëm siklet natën e parë pasi isha me tampona”, ka treguar ajo për të gjithë ata që e ndjekin.

Ana doli me dëshirën e saj nga Për’puthen, pasi u shpreh se nuk po njihte më veten dhe nuk vazhdonte të ishte më pjesë. Rrugëtimi i Anës në emision ishte vërtet i mbushur me emocione dhe të papritura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi për të lënë jashtë emra si Thomas Muller, Matts…