Pas Deçanit, ministri Zemaj viziton edhe komunën e Junikut

24 shtator 2020 | 13:59

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar edhe komunën e Junikut, pas vizitës që pati në Deçan.

Për situatën epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë, si dhe menaxhimin e mëtejmë të situatës së shkaktuar nga Covid-19, ka biseduar me kryetarin e Junikut, Agron Kuçi.

Zemaj ka vizituar edhe QKMF-në e kësaj komune, ku nga afër ka parë shërbimet që ofrohen për kujdesin shëndetësor.

“Do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik, duke iu dhënë hapësirë disa mjekëve që do ndjekin specializimet për Mjekësi familjare she Biokimi klinike. Së shpejti do të ndërmarrin edhe veprime të tjera në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve që të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Zemaj.

Ai ka falënderuar mjekët dhe stafin shëndetësor për punën që po e bëjnë në këtë kohë të pandemisë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Tel Avivit po punon për krijimin e rrugëve…