Pas dështimit të seancës së Projektligjit për Rimëkëmbjen, Gashi fajëson opozitën dhe Listën Serbe

11 nëntor 2020 | 14:15

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se janë duke u koordinuar me të gjitha palët që të gjendet një kohë e përshtatshme për mbajtjen e një seance në Kuvend për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Gashi në një konferencë për medie ka thënë se Lista Serbe nuk po shkon në seancë. “Duhet të jemi të kujdesshëm për një mbyllje të dytë. Nuk kemi problem me partitë shqiptare në Kuvend, nuk po vjen Lista Serbe në seancë. Mbetet të koordinohet me të gjitha palët dhe të shohim se kur është me e përshtatshme të mbahet një seancë e suksesshme. Duhet të mbahet një seancë e suksesshme, sepse qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë ekonomike”, u shpre Gashi.

Ai ka deklaruar se opozita dhe një pjese e koalicionit po bëjnë sjellje të paarsyeshme.

“ Ne tentuam dhe do të tentojmë që Kuvendi i Kosovës të diskutojë dhe të vendos që qytetarët janë duke hyrë në stinën e domërit dhe kjo e bënë më delikate situatën dhe të gjithë deputetët duhet të janë më të përgjegjshëm. Opozita dhe një pjesë e koalicioinit po bëjnë sjellje obstruksive, të paarsyeshme dhe të palogjikshme. Nëse ata kanë vërejtje, duhet të vijnë në Kuvend që t’i debatojmë”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në tre muaj mbyllje do të jetë ndëshkimi për…