Pas festës së 1 Majit, nga Gërmia largohen 27 tonë mbeturina

01 maj 2018 | 22:28

Festa e 1 Majit apo siç njihet ndryshe edhe si “Dita e punëtorëve”, sikurse çdo vit tjetër edhe këtë vit është festuar në Kosovë.
Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kishin vendosur që të relaksohen në parkun e Gërmisë.
Nga parku i Gërmisë janë larguar 27 ton mbeturina. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Një numër i madh i qytetarëve ka vizituar Germinë sot. Sonte është pastruar. 27 tonë mbeturina janë dërguar në deponi në Mirash”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Armenisë votoi kundër zgjedhjes së udhëheqësit të opozitës,…