Pas Gjenevës edhe në kantonin Aargau mbahet kuvendi i Nëndegës së PDK- së!

28 qershor 2021 | 09:27

Kryetar i Nëndegës me vota të delegatëve zgjidhet Sovran Shala – juristi i lindur në Zvicër!

Nga veprimtari Haki Morina.

Në këtë të dielë isha në Lenzburg për të marrë pjesë në themelimin e Nëndegës së PDK-së për kantonin Aargau.

Mund të them se u ndjeva mirë për shkak të frymës pozitive që mbizotëroj gjatë tërë punimeve të Kuvendit. Krijova një përshtypje që kjo parti mund të riorganizohet me sukses në diasporë, pas një pauze rreth 10 vjeçare të aktivitetit të saj.

Tubimin e hapi aktivisti i vjetër në diasporë Hazir Selmani, e pas tij Sabri Sherifi ju drejtua pjesëmarrësve me një ekspoze të gjatë. Unë (Haki Morina) gjithashtu mbajta një fjalim të shkurtër! Fjalën e morën edhe Ilmi Gashi, Besnik Bytyqi etj.

Veton Imeri, dha një raport pune dhe lexoj telegramin e Departamentit për diasporë të PDK-së të nënshkruar nga Elmi Reçica, antar i deritanishëm i kryesisë së PDK-së dhe drejtues i këtij departamenti.

Në fund u zgjodh kryetari dhe kryesia, gjithashtu edhe delegatët për Kuvendin e Degës.

Kryetar u zgjodh i riu Sovran Shala, jurist, i lindur dhe rritur në Zvicër.

Të shpresojmë që Sovrani të jetë sovran edhe në qëndrimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete në Skenderaj Policia…