Pas Haki Abazit, edhe Vjosa Osmani: Do të ulemi të diskutojmë Marrëveshjen e Uashingtonit
Vjosa Osmani kandidate për president, ka folur për Marrëveshjen e Washingtonit me theks të veçantë njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem.
Osmani ka bërë një paralajmërim duke thënë se do të ulen me presidentin amerikan, Joe Biden dhe të rishikojmë marrëveshjen nga e cila erdhi njohja e Izraelit.
“Ne e kemi përshëndetur por ajo çfarë do të bëjmë në tërësi për këtë marrëveshje është që do të insistojmë që të ulemi urgjentisht pas krijimit të qeverisë me presidentin Joe Biden me administratën e tij të re, në mënyrë që të rishikojmë secilën pikë dhe të shohim cili është përkushtimi i tyre në raport me to. Do ta varet tërësisht me diskutimet që do t’i kemi me administratën Biden”, tha ajo, shkruan Periskopi.
Para disa ditëve njëjtë ka thënë edhe Haki Abazi i VV’së, i cili paralajmëroi se Marrëveshja e Washingtonit do të bie në ujë.
Kujtojmë që administrata e Joe Biden e vlerësoi si marrëveshje të mirë edhe pse u bë në kohën e ish-presidentit, Donald Trump.



