Pas incidentit në Gjilan reagon FFK-ja: Klubet duhet të jenë më të matura

09 korrik 2020 | 15:44

Për incidentin e ndodhur të mërkurën në Gjilan pas ndeshjes mes Gjilanit dhe Prishtinës (2-1), ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Komisioni i Garave i FFK-së, ka vlerësuar se ky kampionat është njëri nga më interesantët që nga paslufta, ku si gara për titull ashtu edhe ajo për mbijetesë është masive dhe e paqartë. Një gjë e tillë sipas KG-së, pa dyshim ka ndikuar edhe në rritjen e rivalitetit dhe të cilësisë së futbollit, por natyrshëm e ka rritur edhe presionin tek klubet dhe tek zyrtarët e ndeshjeve. Komisioni i Garave kërkuar nga klubet që të jenë më të matura.

“KG shpreh shqetësimin për ngjarjen e fundit të ndodhur në Gjilan, në ndeshjen Gjilani – Prishtina, që krijon imazh të keq për futbollin tonë. Për këtë ngjarje KG do të diskutojë dhe do t’i shqyrtojë të gjitha provat dhe materialet zyrtare në mbledhjen e radhës pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 29-të në IPKO Superligë. Me këtë rast apelojmë që klubet të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe veprimet e dhunshme, veçmas nga zyrtarët e klubeve, të cilët në shumë raste po nxisin situata të pakëndshme brenda fushës së gjelbër. Njëherësh kërkojmë edhe nga trajnerët që të jenë shembull i mirë dhe ta ruajnë gjakftohtësinë, teksa apelojmë edhe te gjyqtarët që të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më profesionale dhe të mos bien pre e presioneve apo ndikimeve”, thuhet në reagimin e Komisionit të Garave të FFK-së.

(V.Z /Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
168 të infektuar, tre të vdekur dhe 70 të shëruar…