Pas kërkesës së banorëve, rinovohet shkolla fshatit Tërdec në Drenas

13 shkurt 2023 | 15:08

Komuna e Drenasit ka filluar nëpërmjet dëgjimeve buxhetore në secilën bashkësi lokale të bëjë identifikimin e nevojave të qytetarëve në këtë komunë.

Nëpërmjet dëgjimeve buxhetore nëpër bashkësitë lokale janë përzgjedhur prioritetet ku do të zhvillohen projekte kapitale për qytetarët e kësaj komune.

Një e tillë është edhe në shkollën e fshatit Tërdec ku është bërë ndërhyrja në renovimin e klasëve të kësaj shkolle. “Falënderojmë qytetarin Ramadan Ramaj për publikimin e gjendjes së klasëve para dhe pas ndërhyrjeve në renovim të tyre.  Mbetemi të përkushtuar të punojmë shumë, të rregullojmë mirëqenien e gjithë qytetarëve tanë”, ka njoftuar komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës u zhvilluan…