Pas linjës së interkonjeksionit 400 KV mund të shkëmbehet energjia elektrike në mes të KEK dhe KESH

17 shtator 2020 | 19:19

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Hysen Fazliu dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv të KEK sh.a. Luigj Imeri, kanë vizituar Korporatën Energjetike Shqiptare, ku janë pritur nga Administratori i KESH sh.a. Benet Beci me bashkëpunëtor.

“Në këtë takim është diskutuar për sektorin energjetik të dy vendeve,  me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve. Të dy palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK te KESH dhe anasjelltas. Zyrtarët e lartë të KEK dhe KESH janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetikë me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Sali Bislimi NË PËRKUJTIM, Me disidentin luftëtarin për Kosovë…