Pas marrëveshjes në Ohër, Kurti do ta takojë Ramën në Tiranë

24 mars 2023 | 14:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë këtë të diel një vizitë në Tiranë.

Kurti do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Agjenda e bisedimeve ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të bisedës mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin evropian që çon në normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës është përballur me kritika të shumta nga partitë opozitare në vend, pasi një pikë e kësaj marrëveshjeje është dhe asociacioni./A2news/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…