Pas operimit Osmani del në punë, takohet me ambasadorin japonez

07 nëntor 15:43

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.

Japonia, sipas presidentes Osmani është aleat dhe partner strategjik, ndaj e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme, duke u angazhuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Osmani ka theksuar se të dy shtetet ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova llogaritë në mbështetjen japoneze në procesin e anëtarësimit në organizatat  ndërkombëtare.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan potencialin për rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit, teknologjisë informative, shëndetësisë, mjedisit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës i ka publikuar shkresat e dorëheqjeve të…