Pas përfundimit të takimit Bislimi-Petkoviq, Lajçak thotë se ranë dakord për të vazhduar punën

07 korrik 2021 | 19:16

Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel ka përfunduar.

Lajçak ka thënë se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë diskutuar për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara dhe hapat e ardhshëm.

“Sapo përfundova dy ditë të diskutimeve të gjera dhe të thella me dy kryenegociatorët dhe ekipet e tyre mbi gamën e plotë të elementeve të Dialogut – marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Lajçak në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shoqërimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministres…