Pas publikimit të raportit të Venecias, reagon Presidenca

29 maj 2020 | 21:53

Zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias.

Presidenca ka zgjedhur që të mos komentojë draftin e Komisionit të Venecias lidhur me debatin mes Presidentit Ilir Meta dhe shumicës socialiste për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Me argumentin se ky draft ka rrjedhur në mënyrë jo zyrtare, zëdhënësi Tedi Blushi shprehet se presidenti Meta ka respektuar vetëm Kushtetutën dhe do të flasë vetëm para opinionit Final të Komisionit të Venecias.

Reagimi i Blushit:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.

PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Strakosha është një nga futbollistët më të spikatur në…