Pas reagimeve ndërmjet kryetarëve të partive, nisin edhe ato të deputetëve

22 maj 2020 | 08:18

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga partia Lëvizja Vetëvendosje (LV-ja), Arbreshë Kryeziu-Hyseni, është përplasur në “Debat Plus” me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), Shkumbin Demaliaj, për një deklaratë të Isa Mustafës ku ky i fundit kishte thënë se “qytetarët nuk e zgjedhin qeverinë, por zgjedhin deputetët”.

Deputetja e LV-së, duke folur për deklaratën e Mustafës, ka pyetur “pse del në zgjedhje atëherë populli?” “Në zgjedhjet e fundit pikërisht kemi pasur një garë direkte [Kurti-Osmani] se kush do të jetë kryeministër. Kjo që e ka thënë Mustafa nuk është aspak demokratike”, ka deklaruar Arbreshë Kryeziu-Hyseni.

E deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se “do të kisha biseduar nëse do të kisha një deputete më me përvojë”. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton Kosovën republikë parlamentare. Këtu vendos Kuvendi e jo presidenti apo kryeministri”, ka thënë Demaliaj.

“Nuk e lejoj këtë fyerje që ma bëri zotëri Demaliaj. Fakti që je për tri mandate nuk do të thotë se je më i suksesshëm se unë që jam deputete për herën e parë”, i ka reaguar ajo.

Ndër të tjera, Kryeziu-Hyseni i ka thënë Demaliajt se, pavarësisht se është tri mandate në Kuvend, ai nuk mbahet në mend për diçka të mençur në Kuvend. “Del në Kuvend e reciton poezi të klasës së parë”, i ka replikuar më tej Kryeziu, Demaliajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Presidencës, të Qeverisë e të Kuvendit nuk mund…