
Pas reshjeve të borës, policia bën thirrje për kujdes të shtuar në rrugë
10 mars 2021
| 11:34
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me borë dhe me ngrica.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, ka njoftuar Policia e Kosovës.