Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme

04 janar 2018 | 10:23

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës në orët e para të mëngjesit të sotshëm, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por se kërkohet kujdes i shtuar nga ngasësit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugëve.

Në komunikatën për media thuhet se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gatishmëri përgjatë tërë natës dhe kanë intervenuar në të gjitha ato akse rrugore ku janë paraqitur ngrica.

Në rrugët malore ku ka patur rrëshqitje të vogla të dheut është intervenuar dhe janë pastruar ato, duke bërë kështu që ato të jenë të lira për qarkullim.

Ministaria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe gjendjen e rrugëve në terren.

Ndërsa sa i përket aksit rrugor Restelicë – Dragash, ku mëngjesin e djeshëm kishte rrëshqitje dheu dhe gurësh, tashmë kjo rrugë është pastruar nga dheu dhe gurët dhe është e lirë për qarkullim në tërë segmentin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2017 Kosova u përball me dy palë zgjedhje…