
Pas rreth 16 orësh, ekipi i Kosovës për të rinj ka mbërritur në Sllovaki
23 korrik 2022
| 09:27
Pas rreth 16 orësh, ekipi i Kosovës për të rinj ka mbërritur para pak çastesh në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë, ku nesër hapet Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022.
Ekipi u prit nga shefi i misionit, Jeton Rudari, ndërsa vendosja u bë në konviktin e studentëve, aty ku është paraparë të akomodohet delegacioni ynë.