Pas skandalit për vjedhje të votave edhe AKR-ja kërkon rinumërim të votave

06 mars 2021 | 23:38

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka reaguar pas skandalit për vjedhje të votave nga bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.

Makolli ka thënë se manipulimi(vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale, dhe se AKR ka shprehur shqetësim menjëherë pas përmbylljes së votimeve dhe se duhet të ketë rinumërim.

“Manipulimi(vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale. AKR-ja, shqetësimin për manipulimin e votave të kandidatëve e ka shprehur menjëherë pas përmbylljes së votimeve. Manipulimi i votave nga disa komisionerë të kriminalizuar mbetet sfida më e madhe e procesit zgjedhor demokratik. Rinumerimi duhet të ndodhe. Ky proces do të nxirrte në sipërfaqe manipuluesit e votave të cilët pastaj do merrnin dënimin maksimal”, ka shkruar Makolli në  “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sharon Gustafon, e emëruara e ish-presidentit amerikan Donald Trump në…