Pas surprizës së madhe të Einxhel, Dj Dagz ka dy fjalë për partneren e tij: Zëri i çdo femre

09 shkurt 2022 | 12:13

BB VIP – Einxhel Shkira pranoi që të bëhej pjesë e “Big Brother VIP” pasi dëshironte të realizonte një mision të saj, të ndihmonte të gjitha vajzat në pamundësi për tu shkolluar e për të patur një karrierë.

Gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, moderatorja e njohur shtoi se, nëse do ta fitonte çmimin e madh, do t’ia dedikonte këtij qëllimi që ajo kishte synuar për njohë të gjatë.

Kështu, “Top Channel” ka vendosur të surprizojë Einxhel, konkretisht nga fondacioni ‘’Dritan Hoxha’’. Ky fondacion i dha Shkirës ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të ndihmuar të gjitha vajzat shqiptarë në vështirësi, të cilat duan të kenë pavarësinë e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje të bukur, ka reaguar dhe partneri i Einxhel, Dj Dagz. Ky i fundit ka postuar në “Instastory” disa video teksa shikon momentin e bukur të partneres së tij, ku shpreh hapur krenarinë që ndjen për të.

“Zëri i çdo femre. Je shumë e madhe Einxhel Shkira. Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Njerëzit me zemër të bardhë e gjejnë njeri-tjetrin gjithmonë”, shkruan ai.

Kujtojmë se pak më herët gjatë ditës së djeshme, duket se Dj Dagz e surprizoi Einxhel me fishekzjarrë.

Pas surprizës së madhe të Einxhel, Dj Dagz ka dy fjalëPas surprizës së madhe të Einxhel, Dj Dagz ka dy fjalëPas surprizës së madhe të Einxhel, Dj Dagz ka dy fjalëPas surprizës së madhe të Einxhel, Dj Dagz ka dy fjalëPas surprizës së madhe të Einxhel, Dj Dagz ka dy fjalë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…