Pas takimit me Osmanin, Escobari dhe Lajçaku i shkojnë në zyre Kurtit

24 gusht 2022 | 16:03

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun  në mes të Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar, së bashku me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, kanë shkuar në qeveri për takim me kryeministrin e Albin Kurti.

Së bashku me Escobarin dhe Lajçakun është edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun do të zhvillohet pas takimit të këtyre dy të fundit që kanë pasur më herët me presidenten Vjosa Osmani.

Kujtojmë se kjo vizitë e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë dhe takimet e tyre me liderët shtetëror, po ndodh pak ditë pas takimit në Bruksel në mes të mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë, Britania e Madhe nuk importon energji…