Pas tërmetit, Turqia pezullon aktivitetet sportive

06 shkurt 2023 | 14:45

Turqia u godit sot nga një tërmet i frikshëm, i cili i goditi provincat turke Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Qindra njerëz vdiqën dhe mijëra objekte u shkatërruan nga tërmeti i tmerrshëm që e goditi këtë vend.

E kjo bëri që për një kohë, të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në Turqi. Këtë e ka bërë të ditur ministri Mehmet Kasapoglu.

Turqia nuk është ende e qetë pasi kohë pas kohe po shfaqen tërmete të reja dhe për momentin sporti, por edhe të gjitha aktivitetet e sferave të tjera kanë mbetur në plan të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë me një sqarim…