Pas Topit të Artë, Dembele rrëmben edhe çmimin e më të mirit nga FIFA

17 dhjetor 2025 | 11:32

Ylli i Paris Saint-Germain dhe i Francës, Ousmane Dembele, është zgjedhur “Lojtari më i Mirë”  për meshkuj nga FIFA për vitin 2025.

Sulmuesi francez është shpërblyer pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në. Ai ishte një figurë kyçe gjatë rrugëtimit të klubit drejt titullit të parë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime gjatë fushatës triumfuese në Evropë.

Dembele, i cili është emëruar MVP i sezonit 2024/25 si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Ligue 1, ishte thelbësor ndërsa PSG ka fituar tripletën.

28-vjeçari gjithashtu ka ndihmuar skuadrën të arrinte finalen e parë të Kupës së Botës për Klube. Ndërkohë, në kategorinë e femrave, çmimin si më e mira e vitit e fitoi futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Futbollit Botëror, formacionin më të mirë të këtij…