
Pas tragjedisë në Indonezi, reagon presidenti i FIFA-s
Presidenti i shtëpisë më të madhe në futbolli, FIFA, Gianni Infantino, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Indonezi.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në botën e futbollit.
Në një ndeshje në mes Arema dhe Perebay Surabay kanë humbur jetën më shumë se 174 persona, kurse 180 të tjerë janë lënduar.
Krejt kjo ka ndodhur pasi skuadra e Aremas pësoi disfatë 3:2, dhe më pas tifozët janë futur në fushë.
E, lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Infantino, duke thënë se është një ditë e zezë për futbollin dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e personave që humbën jetë.
“Bota e futbollit është tronditur nga incidentet tragjike të ndodhura në Indonezi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan. Është një ditë e zezë për të gjithë të përfshirë në futboll dhe një tragjedi e pakuptueshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe miqve të viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik. Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin botëror të futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat, të lënduarit, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Shoqatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian. të Indonezisë, në këtë kohë të vështirë”, ka thënë ai.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe shumë klube të mëdha evropiane.
“The football world is in a state of shock following the tragic incidents that have taken place in Indonesia at the end of the match between Arema FC and Persebaya Surabaya at the Kanjuruhan Stadium." – FIFA President Gianni Infantino.
Full statement: https://t.co/dksCbowInH
— FIFA Media (@fifamedia) October 2, 2022