Pas vizitës në Kiev, Biden kthehet në Poloni

21 shkurt 2023 | 11:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden mbërriti me tren në Poloni të hënën pas një vizite të paparalajmëruar në Ukrainë.

Pamjet e kanalit televiziv lokal TVN24 treguan presidentin Biden derisa zbriste nga treni dhe në vazhdim një autokolonë makinash iu largua stacionit të trenit “Przemyśl Główny”.

Sot presidenti Biden pritet të takohet me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Në Ukrainë, Biden u takua me presidentin Volodymyr Zelenskyy, një gjest solidariteti që vjen disa ditë para njëvjetorit të nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loni Haklaj me muzikë ka filluar të merret qysh në…