Pasdite e “çmendur” në Itali

27 janar 2019 | 17:10

Pasditja e sotme ka qenë e çmendur në Serie A, teksa në tre sfidat e luajtura në orën 15:00, janë shënuar plot 15 gola, me një mesatare 5 gola për ndeshje. Përmbysje e çmendur e Spalit, ku nga 2-0, fitoi 2-3 ndaj Parmës, ndërsa Atalanta mori një barazim nga 0-3 në 3-3 ndaj Romës.

Një nga kryendeshjet e ditës së sotme në Serie A, ishte padyshim ajo midis Atalantës dhe Romës. Një ndeshje, e cila ishte mëse e çmendur, me plot 6 gola të shënuar, ku ekipet shënuan nga tre herë secila, duke u ndarë në paqe.

Fillimisht, ishte Dzeko, i cili shënoi pas vetëm tre minutash, ndërsa në minutën e 33-të shënoi përsëri, duke dyfishuar. Ekipi i Di Francescos nuk u mjaftua me avantazhin e dyfishtë dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40-të përsëri, duke çuar shifrat në 0-3. Ishte Kastanje në minutën e 45-të, i cili mbajti gjallë shpresat e Atalantës. Në pjesën e dytë, bergamaskët e shtuan presionin dhe erdhën me shumë besim, duke shkurtuar në 2-3 shifrat pa u mbushur 60 minuta lojë, me anë të Rafael Toloit, raporton “Sportekspres”.

Emocionet e sfidës nuk kishin përfunduar, pasi në të 70-tën, Duvan Zapata kishte mundësinë nga pika e bardhë për të barazuar, por gaboi në mënyrë të pabesueshme. Gjithsesi, kolumbiani korrigjoi shënjestrën vetëm 60 sekonda më vonë, duke çuar shifrat në 3-3. Pas golit të barazimit, ekipet u qetësuan dhe takimi u mbyll me shifrat përfundimtare 3-3. Ndërkohë, në dy takimet e tjera, Bolonja u shpartallua 0-4 nga Frozinone, ndërsa Spali ka përmbysur disavantazhin e dy golave ndaj Parmës, duke fituar 2-3.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Brazil kanë paralajmëruar mijëra persona të evakuohen nga…