
Pasi i vdes vajza, gruaja bëhet sërish nënë në moshën 57-vjeçare
28 mars 2021
| 18:50
Një grua nga New Hampshire është bërë nënë në moshën 57-vjeçare. Pasi ka humbur vajzën 13-vjeç nga tumori në tru më 2016, tani ajo ka lindur një djalë.
Barbara Higgins po ashtu ka pasur tumor në tru, por ishte operuar.
57-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe një vajzë por vitet e fundit kishin menduar të kenë edhe një fëmijë. Ata gjetën një klinikë për fekondim in vitro në Boston dhe Higgins lindi një djalë të shëndetshëm të cilit i vendosi emrin Jack.