Pasi mori vesh për “vendimin” e Kushtetueses, Haxhiu: Gjykata nuk mund të caktojë afat

22 maj 2020 | 11:35

Sot në mëngjes mediat kanë raportuar për vendimin që pritet ta marrë Kushtetuesja e që, sipas raportimeve, do të jetë në favor të presidentit të vendit. Për këtë çështje ka reaguar ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Në një shkrim në “Facebook”, Haxhiu ka pyetur se si ka mundësi që të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit pa u bërë ende publik nga gjykata.

“Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli. Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi. Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë. Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit”, ka shkruar Haxhiu.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlerat ushqyese të perimeve janë të mëdha, prandaj do të…