Pastrohet rruga nga Duhla në drejtim të Suharekës

18 gusht 2019 | 13:41

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka vizituar punëtorët të cilët përkujdesen për ambientin e territorit e kësaj komune.

Rruga nga Duhla në drejtim të Suharekës është rrugë shumë e qarkullueshme, andaj kryetari Muharremaj çdo herë ka bërë thirrje për kujdes ndaj kësaj rruge. Ai gjatë vizitës së kësaj rrugë u shpreh: “Çdo ditë dhe secilën periudhe kohore, ne nuk do të ndalemi për pastrimin e ambientit. Me punë dhe me angazhim së bashku, mund ta realizojmë qëllimin tonë të përbashkët si komuna më e pastër në Kosovë. Punëtorët e Eko-Regjionit, janë fokusuar në drejtimin Duhël-Suharekë. Pra, duhet të mbahet ambienti i pastër”, ka përfunduar kryetari Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në…