QKMF-ja në Lipjan bëhet me dy autoambulanca të reja

18 gusht 2019 | 13:40

Shërbimi i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, tani është pajisur edhe me dy autoambulanca të reja, përmes së cilës do të ofrohen shërbime më të shpejta shëndetësore në rastet urgjente.

Ndërsa, pacientët në hemodializë për transportin e të cilëve kujdeset QKMF-ja, do të kenë një transport më të rehatshëm me autokombi të ri.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Limani-Hajnuni, ka thënë se kryetari Ahmeti do të vazhdojë të ketë prioritet sektorin e shëndetësisë dhe se do të angazhohet vazhdimisht për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore në…