Pasurohet PSG-ja

26 dhjetor 2018 | 17:34

Paris Saint-Germain sheh një rreze drite në fund të tunelit, për sa i përket çështjes së rregullit të “fair play”-t financiar. Kjo, falë pjesëmarrjes së tij në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Francës do të arkëtojnë këtë sezon, nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube, shifrën e 80 milionë eurove, pa e kaluar ende fazën e 1/8-ave të finaleve.

PSG-së i duheshin 170 milionë euro për të rregulluar situatën financiare në kuadër të “fair-play”-t financiar, për të evituar përjashtimin nga kompeticionet evropiane, ndërkohë që është në pritje të zgjidhjes së kësaj çështjeje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Shifra prej 80 milionë eurosh u jep mundësinë parizienëve të marrin frymë lirisht, në lidhje me këtë çështje, e ajo që të bën përshtypje është se shpërblimi është 18 milionë euro më i lartë në krahasim me vitin e kaluar. Këto përfitime janë bazuar në renditjen e UEFA-s, e PSG-ja ishte në vendin e 9 duke përfituar 26.6 milionë euro.

Nga përllogaritjet e kryera rezulton se, në shifrën prej 80 milionë eurosh të shpërblimit për PSG-në përfshihet edhe 15.25 milionë eurot për pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, bonuset për ndeshjet e grupit C dhe shpërblimi ekstra për kualifikimin në 1/8-at e finaleve, si dhe ajo prej më shumë se 20 milionë eurosh nga e drejta televizive.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëri i serbëve të Kosovës është shuar dhe të gjitha…