Patriot Krasniqi i PDK-së: Kosovës i duhet partneriteti e kordinimi me aleatët në fushën e sigurisë
Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025, ka reaguar pas aktit të mbrëmshëm terrorist mbi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
“Akti terrorist i mbrëmshëm në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, por edhe shpërthimet e mëparshme në institucionet tona në veri të vendit e dëshmojnë se siguria nacionale duhet të përafrohet me standardet më të larta të partnerëve si SHBA, dhe NATO.”, ka shkruar në reagimin e tij, Patriot Krasniqi.
Reagimi i plotë:
Akti terrorist i mbrëmshëm në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, por edhe shpërthimet e mëparshme në institucionet tona në veri të vendit e dëshmojnë se siguria nacionale duhet të përafrohet me standardet më të larta të partnerëve si SHBA, dhe NATO.
Qeveria aktuale ka vënë në rrezik, integritetin e forcave të sigurisë, duke i kthyer ato në një mjet për propagandën politike dhe fushatë elektorale.
Aty ku ka propagandë politike, nuk ka profesionalizëm e as devotshmëri në shërbim të sigurisë.
Vendit tonë i duhet partneriteti e kordinimi me aleatët në fushën e sigurisë. Nuk mund të prishet status quo-ja, pa këtë partneritet.
Nuk na duhet reciprociteti me Serbinë në gjërat e liga me slloganin “Sot ata, nesër na”
Kësaj politike i ka ardhur fundi.