Patrioti sot lufton për medalje

26 qershor 2019 | 12:29

E gjithë vëmendja sot (e mërkurë) është tek boksieri Patriot Behrami, i cili do të ketë luftën më të rëndësishme në karrierë, atë që i siguron medaljen në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Boksieri ynë, 19-vjeçar, do të përballet me Lorenzo Sotomayor nga Azerbajxhani. 34-vjeçari me prejardhje nga Kuba, ka një karrierë të pasur në boks. Është medalist i argjendtë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe medalist i artë në Lojërat Evropiane “Baku 2015”.

Fitorja e Patriotit në rrethin e parë ndaj kroatit Marko Zheljko dhe ajo në të tetën e finales ndaj italianit, Vincenzo Mangiacapre, po ashtu medalist i bronztë Olimpik “Londra 2012”, jep shpresë se ai mund ta mposhtë këdo në Minsk. Behrami ka hezituar të japë deklaratë, duke e ruajtur gjithë fokusin e tij tek meçi i sotëm, ndërsa trajnerët e tij, Shefki Bogujevci e Besim Brahimi, ndihen optimistë se Behrami do të kthehet në Kosovë me medalje.

Fitorja e mundshme, Patriotin e dërgon në gjysmëfinale dhe njëkohësisht i siguron të paktën medaljen e bronztë, që do të ishte e katërta. Meçi Behrami – Sotomayor, fillon në ora 16:15.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Gurbardh të Malishevës janë asfaltuar 500 metra rrugë.…