
“Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”, ekspozita e radhës e BKK-së
06 shkurt 2025
| 12:10
Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK), me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të hapë ekspozitën “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”.
Njoftimin e ka dhënë sot BKK-ja në rrjete sociale:
“Përgatitjet për ekspozitën “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”
Sot përzgjodhëm dhjetëra shkrime (lajme, raporte, analiza, reportazhe, kolumne, intervista…) dhe dhjetëra ballina nga gazetat e dikurshme fizike të shtypura në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut të cilat kanë raportuar për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Ekspozita “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar” do të hapet me rastin e përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Kosovës në hollin e ekspozitës në Bibliotekën Kombëtare”.