
PDK – Dega në Zvicër zhvillon takim në nëndegën e St. Gallen: Bashkë për fitore, bashkë për drejtësi!
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Zvicër, përfaqësuar nga nënkryetari i degës, Adhurim Krasniqi, dhe sekretari, Shaip Kadriaj, ka zhvilluar një takim pune në nëndegën e St. Gallen. Në këtë takim ata u mirëpritën nga sekretari i nëndegës, Valbon Hajdari, si dhe nga anëtarët e kryesisë lokale.
Sekretari i degës, Shaip Kadriaj, ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e regjistrimit të anëtarësisë dhe mobilizimit të strukturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Ai theksoi se vetëm me pjesëmarrje të gjerë dhe organizim të fortë mund të arrihen rezultatet e dëshiruara.
Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe protesta e paralajmëruar që do të mbahet më 14 shtator 2025 në Hag, e cila shihet si një thirrje legjitime e mërgatës kundër padrejtësive. PDK – dega në Zvicër shprehu mbështetjen e plotë për këtë protestë, duke ftuar bashkatdhetarët të jenë pjesë aktive e saj.
“Falënderojmë strukturat e nëndegës së St. Gallen për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin e vazhdueshëm. Bashkë për fitore, bashkë për drejtësi!”, u shpreh Kadriaj.