PDK e LDK bashkuan sot forcat, i kapin 4 ndërmarrjet publike lokale në Mitrovicë

22 korrik 2020 | 20:58

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot mbajti mbledhjen e radhës mujore ku kishte disa pika me rëndësi, ndër to edhe shqyrtimi i raporteve vjetore të punës të katër ndermarrjeve lokale, KRM “Uniteti”, “Omni-sport”, “Tregu” dhe “Stacioni i autobusëve”.

Pa u lëshuar në diskutim për raportet se si kanë funksionuar këto ndërmarrje komunale, me iniciativë të LDK-së dhe me propozim të PDK-së përmes asambleistit Donjet Bislimi, Kuvendi Komunal ka shkarkuar anëtarët e komisionit të aksionarëve të ndermarrjeve publike, duke emëruar anëtarë rinj nga këto dy subjekte politike.

Fillimisht me propozim të Donjet Bislimit të PDK-së janë shkarkuar Sami Latifi (PDK) dhe Jeton Zeneli (VV), ku pazari politik i ‘koalicionit’ PDK-LDK u vërejt me rastin e propozimeve, ku Donjet Bislimi e propozon për anëtar të ri pikërisht Sami Latifin që u shkarkua më pak se 3 minuta më herët. Ndërsa, në vend të Jeton Zenelit u emërua një asambleist LDK-së në komisionin për ndermarrjen “UNITETI”.

Pas tyre u vazhdua me emërimin dhe shkarkimin e anëtarë të komisioneve të aksionarëve për ndërmarrjet “Omnisport”, “Tregu” dhe “Stacioni i autobusëve”, ku LDK dhe PDK së bashku emëruan anëtarët e tyre./Veriu.info

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent…