PDK emëron zëdhënës Faton Abdullahun

01 shtator 2021 | 20:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Menli Krasniqi, ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Facebook se sot e ka emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të PDK-së.

Kreu i PDK-së ka thënë se Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë kosovare.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Sot kam emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës.

Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë tonë.

Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/371353327696737/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori 28 vjeçar kosovar u përjashtua me të kuq pas…